Shkup, 12 mars – Maqedoni vazhdon të mbetet ende shumë prapa standardeve evropiane të arsimit, e sidomos në nivelit të arsimit të lartë, shkruan gazeta KOHA. Shtimi i universiteteve dekadën fundit ka rritur deri diku përqindjen e popullatës me arsim të lartë, edhe pse larg parametrave të Strategjisë “Evropa 2020”, mirëpo nuk e ka ndryshuar aspak perspektivën e të rinjve, respektivisht atyre që janë me arsim të lartë. Pjesa dërmuese ballafaqohen me mungesën e punës pasi të kryejnë fakultetin, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre largohen nga Maqedonia pasi të mbarojnë të njëjtin. Të dhënat zyrtare flasin për “ikjen e trurit” në përqindje të… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)