Kandidati për kancelar gjerman i Partisë Socialdemokrate, Martin Shulc me të madhe flet për dëmin mbi Evropën, i cili mund të shkaktohet pas daljes së Greqisë nga Eurozona, shkruan gazeta greke “Etnos”. “Ai që flirton me Gregzitin, luan me shpërbërjen e Evropës. Një gjë e tillë mund të jetë në interes të Donald Trampit ose të Marin le Pen, por me siguri jo edhe të Gjermanisë dhe Evropës. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme”, theksoi Shulc në intervistën për “Velt”-in e sotëm.