Një fëmijë nëntëvjeçar nga Çairi mbrëmë është goditur nga një veturë, pas çka urgjenitisht është dërguar në spital. Nga MPB njoftojnë se fatkeqësia ka ndodhur në Çair kur vetura e tipit “Ford Fokus”, drejtuar nga 59 vjeçari Gj.F. ka goditur fëmijën nëntëvjeçar, pas çka ai ka pësuar thyerje të eshtrave. Fëmija është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.