Tetovë, 7 dhjetor – Deri në fund të muajit janar, gjegjësisht në fillim të muajit shkurt, pritet që të përfundojnë punët për ndërtimin e stacionit të filtrimit për ujin e pijshëm të Tetovës, shkruan gazeta KOHA. Pa u përfunduar ky stacion, qytetarët e Tetovës do të vazhdojnë të furnizohen me ujë nga rrjeti i vjetër i ujësjellësit të Tetovës. Në ndërkohë, në rrjetin e ujësjellësit të Tetovës punët janë në përfundim e sipër, por i njëjti nuk mund të lëshohet përderisa nuk rregullohet stacioni i filtrimit. Kështu kanë njoftuar autoritetet e Komunës së Tetovës, të cilët theksojnë se pavarësisht kushteve klimatike, ndërtimi i këtij stacioni do të vazhdojë me të njëjtin ritëm, ndërsa këtë muaj, për kur ishte theksuar afati përfundimtar, nuk do të arrihet përfundimi i punëve. Nga Komuna e Tetovës njoftuan se në objekt aktualisht punohet me intensitet të përshpejtuar. “Në objekt punohet intensivisht dhe për dhjetë ditë pritet që të sillet pajisja e nevojshme për pastrimin e ujit. Në fillim të muajit shkurt, do të jetë në funksion dhe në shërbim të qytetarëve“, tha Armend Fazliu, shef i Zyrës për marrëdhënie me opinion në Komunën e Tetovës. Sipas tij, pasi që të përfundojë ndërtimi i stacionit të filtrimit fillimisht do të kryhet testimi pastaj do të lëshohet në stacionin e filtrimit, ndërsa më pas do të lëshohet uji në rrjetin shpërndarës të qytetit të Tetovës. Në ndërkohë, këtë e ka konfirmuar për gazetën KOHA edhe kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, Hisen Xhemaili. “Deri më tash është përfunduar faza karabina e objektit të stacionit të filtrimit, kurse në këtë periudhë dhe në të ardhmen pritet që të fillohet me vendosjen e pajisjeve të tjera në brendi të objektit, kurse në muajt e parë të vitit të ardhshëm… (më gjerësisht në numrin e sotëm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.