Zejnulla VESELI
Shkup, 7 qershor – Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Maqedoni po ballafaqohen me probleme të shumta, për shkak të mos informimit për disa rregullativa ligjore dhe mos pasje të kapacitetit për t’i kuptuara këto rregullativa ligjore. Kështu u tha të mërkurën në konferencë me temë “Sfidat aktuale të komunitetit afarist nga sfera e rregullativës ligjore”, në kuadër të Projektit të USAID – Partneritet për rregullativë më të mirë të biznesit, shkruan gazeta KOHA. Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, pas mbajtjes së konferencës deklaroi se qëllimi i projektit është që të bashkohen Odat Ekonomike dhe me këtë t’ju ndihmohet afaristëve në Maqedoni të diskutojnë për problemet që kanë me rregullativat ligjore dhe vërejtjet që do të detektohen nga komunitetit i biznesit t’i dërgohen Qeverisë që të merr masa për përmirësimin e rregullativa ligjore. “SHBA-të një kohë të gjatë punojnë në Maqedoni sa i përket përmirësimit të klimës së biznesit dhe u japin përkrahje kompanive përmes projektit për rregullativa më të mira afariste të financuar nga USAID, të cilat dukshëm do të kontribuojnë për përmirësimin e klimës së biznesit dhe zhvillimi të biznesit”, deklaroi ambasadori Bejli. Nga diskutimet e deritanishme me komunitetit e biznesit është konstatuar se bizneset më së shumti ankohen për dy gjëra: e para ka të bëjë më faktin se bizneset asnjëherë nuk janë konsultuar kur janë miratuar rregullativat ligjore nga ana e Qeverisë dhe e dyta miratimi i këtyre rregullativave ligjore zgjatë shumë kohë dhe kjo ndikon negativisht në efikasitetit dhe punën e kompanive. “Qëllimi jonë kryesor është të përmirësojmë bashkëpunimin midis bizneseve dhe Qeverisë duke rritur kështu konkurueshmërinë e bizneseve të vogla dhe të mesme, të ju ndihmojmë të rriten dhe të krijojnë vende të reja të punës. Shpresoj e ky projekt do të kontribuon në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit. Tani më vetëm se në Parlament dhe Qeveri po diskutohen për ndryshimin e disa rregullativave ligjore prandaj shpresoj e ky projekt do të kontribuon në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit.”, deklaroi Xhes Bejli, ambasadori amerikan në Shkup. Ljubomir Dimovski drejtori i EPI Qendrës Internacionale, Ljubomir Dimovski u shpreh se gjatë këtyre 6 muajve sa po zhvillohet projekti janë zhvilluar biseda informative, në të cilat morën pjesë mbi 500 pjesëmarrës dhe ndanë informata për ato sfida nga rregullativa e biznesit me të cilat përballen çdo ditë. “Fokusi i sesioneve informative është vënë në katër fusha të ndryshme – mjedisi jetësor, marrëdhëniet e punës dhe marrëveshjet kolektive, ligji doganor dhe tatimet dhe procedura tatimore”, tha Dimovski. Projekti i USAID – Partneritet për rregullativë më të mirë të biznesit sipas Dimovski është projekt katërvjeçar, me buxhet prej 1.9 milionë dollarë amerikanë dhe synon drejt adresimit të sfidave nga fusha e rregullativës së biznesit, si dhe drejt uljes së presioneve të vazhdueshme me të cilat përballen ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme gjatë harmonizimit me rregullat tejet të komplikuara ligjore.“Kjo është herë e parë që tre odat ekonomike në Maqedoni të bashkohen për të zbatuar një projekt që synon përmirësimin e rregullativës afariste. Kjo sinergji paraqet një precedent të mirë, sepse zëri i bizneseve tona do të jetë “më i zëshëm” dhe përfshirja e komunitetit të biznesit më e gjëre. Ky projekt dëshmon se perspektivat tona mund të jenë të ndryshme, por problemet janë të njëjta; ne mund të dallojmë në trajtimin e çështjeve të rëndësishme për bizneset, por kemi të njëjtin mision – zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit’, deklaroi Dimovski. Ai njëherit informoi se anketa e zhvilluar me 177 kompani rezultoi që 72 për qind e kompanive kanë deklaruar se komuniteti i biznesit aspak nuk është kyçur në procesin e miratimit të politikave ekonomike dhe rregullativave ligjore. Ndërkaq sa i përket pyetjes se sa shteti përkrah biznesin 83 për qind e kompanive të anketuar janë shprehur se shteti aspak nuk i përkrah bizneset ndërsa më shumë 50 për qind e firmave të anketuara janë përgjigjur se klima e biznesit dhe e investimeve është shumë më e keqe krahasuar me vendet e rajonit. Dimovski njëherit u shpreh se 5 vitet e fundit 46 për qind e kompanive kanë qene cak i kontrolleve të shpeshta të inspektorateve dhe se 24 për qind e kompanive janë gjobitur me dënime me para. Më shumë kontrolle janë kryer nga inspektorët financiar dhe punës ndërsa më pak kontrolle janë kryer sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes në vendit të punës.
TË PËRMIRËSOHET RAPORTI KARSHI FONDEVE EVROPIANE
Prioritetet dhe reformat e ardhshme të cilat duhet t’i zbatojë Republika e Maqedonisë në drejtim të proceseve eurointegruese dhe përmirësimit të koordinimit, për dobi dhe shfrytëzim më të madh të fondeve evropiane (IPA) në vend ishin temë e takimit të sotëm të ekipit ekonomik të Ministrisë së Financave me delegacionin e Komisionit Evropian të kryesuar nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar. Nga Ministria e Financave informojnë se nga përfaqësuesit e KE-së është shprehur mbështetje për prioritetet reformuese të Qeverisë në drejtim të integrimit të vendit në BE. “Theks i veçantë i është vënë sjelljes së Strategjisë për menaxhim me financa publike, me ç’rast KE i përshëndeti angazhimet e Ministrisë së financave për sjelljen sa më të shpejtë të këtij dokumenti të rëndësishëm, ku prioritet do të jenë konsolidimi fiskal dhe transparenca në publikimin e të dhënave të buxhetit. Njëherësh, KE vazhdon me mbështetjen në drejtim të fillimit të ciklit të ri për përgatitjen e programit për reforma ekonomike, e cila është një prej dokumenteve bartëse në Procesin parainkuadrues të Republikës së Maqedonisë”, qëndron në kumtesë. Në takim të dyja palët e kanë vërtetuar angazhimin e qartë të Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara