“Nuk duhet të anulojmë nënshtetësinë e dyfishtë”. Kështu është shprehur Kancelarja Angel Merkel para përfaqësuesve të partisë së saj, mbi mundësinë që fëmijët të lindur nga prindër të huaj, të jenë qytetarë gjermanë, sikundër kanë edhe origjinën e tyre. Në fakt, CDU, Unioni Kristiano-Demokrat, kërkon të ndryshojë ligjin, i miratuar falë kompromisit me Partisë Socialdemokrate, duke kërkuar rifutjen e zgjedhjes së kombësisë mes moshës 18 dhe 23 vjeç. Aktualisht, fëmijët e huaj në Gjermani, pasi kanë arritur moshën maxhorene, përfitojnë nënshtetësinë gjermane dhe atë të vendit të tyre të origjinës. Kjo dispozitë, që i intereson më shumë minorancës turke, hyri në fuqi në vitin 2014 falë një marrëveshjeje mes CDU-së dhe Partisë Socialdemokrate, të cilat janë në koalicionin qeverisës. Gjatë kongresit në Esen, Unioni Kristian-Demokrat, ka kërkuar një mocion për anulimin e nënshtetësisë së dyfishtë, që është mbrojtur gjithsesi nga vetë Kancelarja, duke dalë kështu kundër partisë së saj. Në një intervistë në Gjermani, Merkel, e cila pak muaj më parë u zgjodh sërish në krye të CDU-së, ka mbrojtur ligjin aktual. Partia tjetër e interesuar, SPD, ka denoncuar përmes ministrit të Drejtësisë Heiko Maas, që kërkesa për një nënshtetësi të dyfishtë, do të ishte “një hap i rëndë prapa në politikën e integrimit”.