Vrasësi i Komandant Shqiponjës është dënuar me shtatë vjet burg, ndërsa personi i cili i plagosi dy shokët e tij, Gani Demiri dhe Shefki Rexhepi, u dënua me tre muaj burg. Ky është epilogu i seancës së sotme në Gjykatën e Kumanovës. Avokatët nuk dëshiruan të flasin ndërsa pritet që deklarata të japin familjarët e komandant Shqiponjës.