Shtatë të lënduar në 14 aksidente në Shkup

Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa pesë të lehta, ndërsa në nëntë nga gjithsej 14 aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup është shkaktuar vetëm dëm material. Dje nga ana e policisë së trafikut janë gjetur një numër më i madh i kundërvajtjeve. Janë sanksionuar tre shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe seç e lejuara, tre shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit për çfarë arsye janë shkyçur nga komunikacioni, si dhe 13 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar, ndërsa pesë këmbësorë kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në ngjyrën e kuqe të semaforit. Janë sanksionuar 25 automjet të parkuara në mënyrë jo të drejtë. Me automjetin special “karrotrec” janë larguar gjithsej 55 automjete.