Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë sot në mesditë do ta kremtojë ditëlindjen e saj të 70-të me takim solemn në të cilin do t’u ndahen çmimet për realizime më të mira letrare të laureatëve për vitin 2016. Çmimi “Aco Shopov” për poezi e fitoi Gordana Mihaillova-Boshnakoska, fitues i çmimit për prozë “Stale Popov” është Liljana Pandeva, çmimin “Dimitar Mitrev” për kritikë dhe eseistikë i ndahet Kristina Nikollovskës, ndërsa Aleksandar Popovski është fitues i çmimit për letërsi për fëmijë “Vanço Nikoleski”.
Nga 540 anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë, tridhjetë janë anëtarë më shumë se gjysmë shekull. Ata janë shkrimtarët: Luan Starova, Ilhami Emin, Fahri Kaja, Nusred Disho, Mateja Matevski, Cane Andreevski, Metodija Fotev, Millan Gjurçinov, Bllagoja Ivanov, Vllada Urosheviq, Jovan Pavllovski, Georgi Stalev, Olivera Nikollova, Radovan Pavllovski, Dushko Rodev, Georgi Stardelov, Bozhin Pavllovski etj. SHSHM njofton se me rastin e ditëlindjes së saj në manifestim të posaçëm do të ekspozojë përzgjedhje nga dhjetëra librat e këtyre shkrimtarëve sepse arritjet e tyre estetike, siç thekson, paraqet konstantë të zhvillimit të pasur dhe të bujshëm të letërsisë bashkëkohore të Maqedonisë. Me rastin e jubileut 70-vjeçar nga formimi, SHSHM do t’u dhurojë nga një mijë libra bibliotekave të shkollave fillore “Bllazhe Koneski” dhe “Aco Shopov” dhe bibliotekave të leximoreve “Sllavko Janevski” në Shkup, të emëruar sipas themeluesve të asociacionit të shkrimtarëve të Maqedonisë.
SHSHM njoftoi edhe se në takimin e sotëm solemn do t’i ndajë Kartë afaristit Trifun Kostovski i cili me rastin 70 vjet nga formimi i saj ka donuar 100.000 denarë. Më 13 shkurt të vitit 1947 SHSHM është formuar si shoqatë profesionale e shkrimtarëve nga Maqedonia nga ana e: Vasill Iloskit, Bllazhe Koneskit, Risto Kërles, Sllavko Janevskit, Vllado Maleskit, Dimitar Mitrevit, Ivan Toçko dhe Aco Shopov. Për kryetar të parë të SHSHM-së është zgjedhur Bllazhe Koneski.
Gjatë shtatë dekadave të kaluara në SHSHM kanë qenë të anëtarësuar 540 shkrimtarë të cilët kanë krijuar vepra në sferën e poezisë, romanit, tregimeve, dramës, kritikës, eseistikës dhe letërsisë për fëmijë. SHSHM e boton revistën “Stozher” dhe i ndan çmimet vjetore “Aco Shopov”, “Stale Popov”, “Dimitar Mitrev” dhe “Vanço Nikoleski”, si dhe çmimet “Skeptri letrar” – për vepër poetike me vlera të larta estetike dhe “Urë letrare” – për vepër të botuar në ndonjërën nga gjuhët e nacionaliteteve në Maqedoni.