Në qendër të Romës sot jehoi një shpërthim, por me siguri askush nuk është i lënduar, njoftuan mediat italiane. Detaje për shpërthimin ende nuk dihen. Incidenti ndodhi në afërsi të postës dhe mund të ketë qenë letër-bombë apo pako-bombë. Në afërsi të shpërthimit ndodhet edhe ndërtesa e Kombeve të Bashkuara.