Mjeku nga Australia e Jugut ka kryer një operacion historik tek një burrë nga Kamboxhia. E gjitha kjo pasi goja e këtij pacienti ishte zënë nga një masë e madhe infeksioni. Eng Kheng, një banor nga fshati Kampong Cham ka jetuar me atë gjendje pothuajse për 30 vjet dhe që kurrë nuk kishte marrë trajtim mjekësor. Doktor Andrew Cheng kishte dëgjuar për rastin e pabesueshëm nëpërmjet një shoqate bamirëse ku ai punonte në Kamboxhia dhe donte që ta ndihmonte. “Kurrë nuk kisha parë një gjë të tillë më parë. Nuk besoj se ndonjë tjetër ka parë një gjë kaq të madhe”, tha doktor për Daily Mail Australia. Madhësia e rritjes nga mishrat e tij ishte rezultat i një gjendje të rrallë të quajtur Hyperplasia Gingival. Ekziston një mundësi në 750,000 për t’u diagnostikuar me këtë gjendjen tregon Doktor Andrew Cheng.
Shpërfytyrohet nga infeksioni në gojë, jeton me të për 30 vjet (FOTO)
Leave a comment