Shpenzimet për jetë në shkurt në krahasim me janarin e këtij viti janë ulur për 0,5 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 0,65 për qind. Në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar, shpenzimet për jetë shënojnë rritje prej 0,2 për qind, ndërsa çmimet me pakicë prej 1,3 për qind, kumtoi sot Enti Shtetëror i Statistikave. Ulja e shpenzimeve për jetë në shkurt në krahasim me janarin e këtij viti është rezultat i indekseve më të ulëta të perimeve të freskëta dhe të ngrira, përveç patates, për 16,3 për qind, pemëve të freskëta dhe të ngrira për 5,3 për qind, qumështit me yndyrë të plotë për 0,8 për qind, përpunimeve të tjera të mishit për 0,3 për qind, bukës dhe drithërave, vezëve dhe vajrave për 0,2 për qind. Statistika evidentoi shpenzime më të ulëta për jetë edhe tek transporti ajror i udhëtarëve për 31,5 për qind, grumbullimi i mbeturinave për 4,7 për qind, pako-aranzhmanet turistike për 3,8 për qind, derivatet e lëngshme për amvisëri për 1 për qind, ujërat e ndotura për 0,9 për qind, lodrat, lojërat dhe hobit për 0,8 për qind, biçikletat për 0,7 për qind, mobiliet për amvisëri për 0,5 për qind, materialet për mirëmbajtje dhe riparim të banesës, shërbimet për higjienë personale dhe mjetet për higjienë personale dhe shëndet për 0,2 për qind.
Sipas ESHS, rritje të shpenzimeve për jetë në shkurt në krahasim me janarin e këtij viti, është vërejtur tek frutat e ngrira të detit për 4,3 për qind, pijet joalkoolike për 1,8 për qind, përpunimet e tjera nga peshku dhe frutat e detit për 1,7 për qind, prodhimet e tjera të detit për 1 ppër qind, sheqeri, xhemi, mjalti, çokollata dhe prodhimet konditore për 0,7 për qind, pemët e thara dhe frutat thelbësore për 0,4 për qind, mishi dhe pemët e ngrira për 0,3 për qind, djathi dhe gjiza, mishi i terur, i kripur dhe i tymosur, perimet e ngrira, përveç patates, dhe prodhimeve të tjera ushqimore për 0,2 për qind. Në shkurt, gjithashtu, rritje të shpenzimeve për jetë është vërejtur edhe tek gazetat, librat dhe materiali për zyre për 4,6 për qind, gazi për amvisëri për 4,3 për qind, shërbimet spitalore për 3,5 për qind, telefon dhe aparate telefaksi dhe shërbime telefoni dhe telefaksi për 3,4 për qind, kopshtet, bimët dhe lulet për 1,8 për qind, pjesët rezervë dhe pajisjet për transport individual për 1,3 për qind, mjetet për pastrim dhe mirëmbajtje të shtëpisë dhe shërbimet hotelerie për 1 për qind, barërat dhe pajisja informatike për 0,9 për qind, veshja për 0,6 për qind, mbathjet për 0,5 për qind, derivatet e ngurta për amvisëri, aparatet e mëdha për amvisëri dhe shërbimet e tjera për pajisje për transport individual për 0,4 për qind, shërbimet për mirëmbajtje dhe riparime të shtëpisë, furnizim me ujë dhe shërbime për rekreacion dhe sport për 0,3 për qind.