Fotografitë e një babai sirian, i cili mban në krahë dy binjakët e pajetë kanë tronditur dhe revoltuar opinionin botëror. Ai i ka kërkuar një njeriut të tij që ta filmojë me binjakët e tij, për t’i dëshmuar botës se çfarë u ka ndodhur për shkak të gazit sarin. Foshnjat u vranë nga sulmi me armë kimike në provincën Idlib. “Ata janë Aya dhe Ahmed. Ti themi lamtumirë”, tha babai, Abdulhamid al-Youssef, në lot, për binjakët 9-muajsh. Përveç binjakëve, Abdulhamidit i vdiq edhe vëllai, kushëriri dhe mbesa.