Branislav Ivanoviç u transferua pak ditë më parë nga Çelsi te Zenit në Rusi. Ditën e djeshme ai është prezantuar para shokëve të skuadrës nga trajneri Luçesku dhe ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me ekipin e ri. Por, siç e do tradita, disi e çuditshme në fakt, edhe Ivanoviç nuk i ka shpëtuar “urimit” për mirëseardhjen nga ana e shokëve të ekipit, të cilët e kanë “goditur” me shqelma dhe grushte.