Vetura që ishte pjesë e një gare në Shtetet e Bashkuara, nuk ia ka dalë ta zë kthesën dhe ka përfunduar në barë, duke u rrotulluar shtatë herë.Megjithëse pësoi aksident të ashpër me Honda Accord, ngasësi ka shpëtuar i pa lënduar dhe është larguar nga aty. Filmimi i postuar më poshtë e tregon momentin kritik kur makina përplaset për toke, duke u shtypur rëndë në të gjitha anët. Struktura e fortë, pajisjet përkatëse dhe mbrojtja e duhur, kanë bërë që shoferi të mos pësojë ndonjë lëndim.