Një shofer autobusi ka marrë lëvdata të mëdha nga udhëtarët pasi që e kishte ndalë autobusin për t’ia lidhur tojat e këpucëve një të moshuari, të cilën e kishte parë duke ecur në një rrugë në Edinburg. Jackie Downie e parkoi autobusin e kompanisë “Lothian” dhe i ndihmoi të moshuarit, i cili po ecte me ndihmën e bastunit, për të cilin ai ishte druajtur se do të mundë të merrte në thua në tojat e këpucëve dhe të rrëzohej. Një udhëtar e ka fotografuar atë duke e bërë gjestin e madh. Edhe kompania “Lothian” e ka lavdëruar shoferin.
Shoferi e ndal autobusin dhe ia lidh tojat e këpucëve një të moshuari (VIDEO)
Leave a comment