Shkup, 1 dhjetor – Katër persona janë lënduar në 11 fatkeqësi komunikacioni që ndodhën dje në rajonin e Qytetit të Shkupit. Prej tyre gjashtë janë me pasoja të dëmit material, në të cilat me lëndime më të lehta janë tetë persona. Siç informuan për MIA-n nga SPB – Shkup, në një fatkeqësi në autobus, një person është lënduar rëndë, ndërsa një tjetër më lehtë. Policia rrugore, sanksionoi shtatë vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, tre të cilët nuk kanë dhënë përparësi në kalimin e automjeteve në zonën e udhëkryqit, po aq vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 11 vozitës i kanë drejtuar automjetet pa patentë shofer, përkatësisht të paregjistruar. Janë sanksionuar 17 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë, përkatësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit. Me ndihmën e automjetit të specializuar, janë mënjanuar 16 automjete.