Kody Deitz nga Pensilvania ishte si çdo adoleshent tjetër. Shpesh nuk është kthyer në shtëpi deri në orët e vonshme duke u argëtuar me shokë, por në një natë i kishte ndodhur diçka që përgjithmonë ia ka ndryshuar jetën. E brengosur se mund t’i ketë ndodhur diçka të birit, nëna e tij ishte munduar ta telefonoj kur ai u vonua dhe nuk u shfaq në shtëpi. Por, edhe pse ai nuk lajmërohej, ajo vazhdimisht i telefononte, pasi ishte e bindur se diçka nuk është në rregull. Por pas disa orëve asaj i kishte telefonuar një shok i Kodyt, i cili i tha se ai nuk po mund të ngritët dhe të flasë rrjedhshëm. Kështu mjekët e konstatuan që Kody kishte pësuar sulm në tru, i cili i kishte dëmtuar pjesën e majtë të trurit, dhe se ekzistojnë vetëm 20 për qind të gjasave që t’i mbijetojë sulmit. Si rezultat i kësaj trupi i tij kishte arritur temperaturën 33 gradë, kurse pas operacionit, Kody kishte kaluar edhe tri javë tjera në komë. Prindërit e tij kanë pranuar se një javë para se Kody të pësonte sulm në tru, ai kishte shfaqur simptoma të çuditshme. Fliste ngadalë duke belbëzuar, gjithashtu ndjente dridhje në këmbë.
Shkoi për të fjetur te një shok, kur u zgjua nuk mund të ngritej e as të flasë (FOTO)
Leave a comment