Shkup, 29 qershor – Shkëndija më lehtë se sa pritej ka mundur me 3-0 skuadrën e Dacia nga Moldavia në kuadër të raundit të parë të Liga Evropës. Një Shkëndijë të shkëlqyer pamë sot, e cila fitoren e siguroi qysh në fillim, në dhjetë minutat e para kur krijoi epërsi me 2-0. Fillimisht Ibraimi shënoi nga pika e bardhë për 1-0 që më pas Radevski të rrit epërsinë në 2-0. I njëjti futbollist shënoi për 3-0 në pjesën e dytë, duke krijuar një epërsi të sigurt ndoshta për plasman në raundin e dytë. Ndeshja kthyese luhet pas shtatë ditëve në Moldavi. (koha.mk)
Koreografia e “Ballistëve”