Barcelona ka shkarkuar drejtoin e klubit, pas komenteve që ai bëri për Leo Messin. Pere Gratacos, drejtor i klubit te Barcelona, është shkarkuar pas komenteve ku ai tha se Messi nuk do të ishte aq i mirë pa bashkëlojtarët e tij, përcjellë GazetaBlic. Gratacos, drejtor i stërvitjes dhe edukimit në ‘Camp Nou’, ishte figurë kyç në akademinë ‘La Masia’ të Barcelonës, kurse këtë të premte është shkarkuar menjëherë pas komenteve të bëra kundër argjentinasit. “Messi nuk është aq i mirë pa shokët e skaudrës”, deklaroi të premten Gratacos. “Barcelona nuk ka arritur këtu vetëm falë Messit”, theksoi ai pas shortit të çerekfinales në Copa del Rey. “Ai është shumë i rëndësishëm por ishte skuadra ajo që fitoi. Pa Neymarin, Suarezin, Iniestan, Piquen dhe të tjerët, Messi nuk do të ishte lojtar aq i mirë”, ka përfunduar drejtori i klubit. Barcelona përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se këto komente nuk përkojnë me qëndrimet e klubit.