Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e tretë të vitit 2016 shkalla e papunësisë ka arritur 23,4 për qind, publikoi Enti Shtetëror i Statistikës. Lidhur me vitin 2015 arrin ulje prej 2,7 për qind, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2015 shkalla e papunësisë është më e ulët për 1,1 për qind, ndërsa në krahasim me tremujoron paraprak, papunësia është ulur për një për qind. Sipas të dhënave të publikura Republika e Maqedonisë numëron 949.944 persona prej të cilëve 27.985 janë të punësuar, ndërsa 221.959 janë të papunë. Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 56,6 për qind, ndërsa shkalla e punësimit është 43,4 për qind. Nga meshkujt të papunë janë 61,7 për qind, ndërsa nga femrat janë 38,3 për qind. Më e madhe është shkalla e papunësisë në grupin e popullatës me moshë prej 25 deri në 49 vjeçare. Sipas arsimit më e madhe është shkalla e papunësisë me arsim katërvjeçar të mesëm 99,954 persona. Me tetëvjeçare 46,831, me arsim të lartë 39.237, me arsim trevjeçar të mesëm 25,623, me arsim të papërfunduar tetëvjeçar 4.257, me arsim sipëror 3.598 dhe pa arsim 2.459 persona.