Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, tha se pritjet e tyre janë që përgjigja e kthyer e BDI-së të jenë nënshkrimet për formimin e qeverisë. Në pyetjen nëse është kontestues ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, Shilegov u përgjigj se të gjitha spekulimet në media për temat sensitive do t’i komentojnë nga pozita e mandatarit për formimin e qeverisë. “Çdo subjekt politik në Maqedoni duhet të jetë i vetëdijshëm dhe përgjegjës për peshën edhe shtetërore, edhe politike, edhe shoqërore në të cilën gjendet Republika dhe në pajtim me këtë duhet t’i sjellë vendimet personale dhe të bart përgjegjësi personale”, shtoi Shielgov. Në pyetjen si e komenton idenë e cila u paraqit në opinion për Platformën e Maqedonisë, Shilegov tha se LSDM-ja në zgjedhjet e kaluara doli me qëndrim se ndërton një shoqëri, të qytetarëve të vetëm, të barabartë sipas të drejtave dhe të barabartë sipas obligimeve dhe kjo është e ardhmja e vetme e Republikës së Maqedonisë.