Ajo është një nga këngëtaret më të dashura australiane. Bëhet fjalë për Kylie Minogue, e cila është fotografuar mëngjesin e sotëm në Melbourne, por ajo që na bie në sy është fakti që Minogue duket shumë e plakur. Jemi mësuar ta shohim atë në skenë teksa shkëlqen, por drita e diellit dhe natyraliteti e nxjerrin në pah më së miri moshën e saj 48-vjeçare. Ajo ka zgjedhur ta kalojë këtë ditë të bukur me diell me babain e saj dhe duket tejet e relaksuar. Megjithatë, kjo T-shirt e bardhë dhe këto xhinse të grisura e tregojnë në formë perfekte Minogue-n, e cila ka pak muaj që është ndarë nga i fejuari i saj, Joshua Sasse.