Shkup, 22 mars- Nga dita e martë e deri të dielën në restorantin “Distrikt’ të hotelit “Merriot”, të gjithë qytetarët adhurues të ushqimeve franceze, do të kenë mundësi t’i provojnë të gjitha llojet e ushqimeve në kuadër të ngjarjeve globale “Shija e Francës”, që organizohet në mbi 2000 restorante në 150 vende të ndryshme, shkruan gazeta KOHA. Ambasadori francezë në Maqedoni, Kristian Timonie, me rastin e hapjes se ditës së parë të “Kuzhinës franceze” në Shkup, e cila do të zgjasë deri me 26 mars edhe Maqedonia, tani më do të jetë pjesë e ngjarjes globale “Shija Franceze”, e cila në të njëjtën kohë organizohet në 2000 restorante në 150 shtete të ndryshme. “Të gjitha ata që kanë dëshirë të provojnë shijen e ushqimeve franceze, nuk kanë nevojë të udhëtojnë drejt Parisit, sepse gjatë 5 ditëve të ardhshëm në restorantin “Distrikt” të hotelit “Merriot” kanë mundësi të veçantë të provojmë ushqime të ndryshme të kuzhinës franceze. Kushdo që ka pak njohuri, e di se sa të shijshme janë ushqimet franceze. Pikërisht për të shijuar ushqimet franceze, kemi ftuar Oliver Bepmall, kuzhinierin më të mirë nga qyteti i Tulusit,”, deklaroi Timonie, duke shtuar se gjatë ditëve të kuzhinës franceze, kuzhiniere Bepmall do të ofron meny të llojllojshme të specialiteteve tradicionale të ushqimeve franceze. “Është kënaqësi për mua të jem pjesë e ngjarjes më të rëndësishme globale “Shija e Francës”, që këtë vit po organizohet edhe në Maqedoni. Gjatë këtyre 5 ditëve në vazhdim për qytetarët e Maqedonisë që adhurojnë kuzhinën franceze do t’ju ofrojë një meny speciale të ushqimeve më të mira të kuzhinës tradicionale franceze”, deklaroi Bepmall. Në menynë speciale, sipas Bepmall, do të gjenden krem –supa, aperitivë dhe para gjella të ndryshme, ndërsa për gjella kryesore do të përgatisë ushqime të ndryshme me peshk, mish viçi dhe mish pate dhe specialitete tjera të kuzhinës franceze. “Kuzhina franceze për momentin është me e pasura dhe më elegantja në botë dhe këto ushqime janë ushqime më të preferuara në restorantet për gastronomi në Evropë. Është zhvilluar në shekullin e 15 dhe menjëherë kuzhina franceze është pozicionuar si kuzhina udhëheqëse pothuajse në të gjitha restorante mbarë vendeve të Evropës, me shije të pa imagjinueshme, e përcjellë më përbërës të ndryshëm që i japin edhe më shumë shije ushqimeve franceze”, deklaroi Oliver Bepmall, kuzhinier francez me renome botërore. (Z.V)