Recetat më të reja italiane të rajonit të Toskanës dhe Venetos do të promovohen më 8 shkurt në Dhomën Publike, në kuadër të projektit ”Shija e Shkupit”. Për përgatitjen e ushqimeve është caktuar kuzhinieri Mark De Jong. “Çdoherë përdorim prodhime posaçërisht cilësore për përgatitjen e ushqimit përmes së cilit shpjegojmë tregimin për një rajon apo vend të caktuar. Në këtë rast publikut do t’i ofrojmë kuzhinë shumë më të ndryshme italiane. Dalim nga ushqimi italian stereotip që është në çdo cep dhe përgatisim stika pateso, biftek në mënyrën veneciane…Këto receta të cilat shumë lehtë mund të përgatiten në shtëpi, dhe për këtë dhe dua t’ua dhuroj njerëzve”, thotë Jong. Me serinë e aktiviteteve kulinare në kuadër të projektit nëntëvjeçar ”Shija e Shkupit” organizohen mbrëmje tematike dhe punëtori të destinuara për publikun më të gjerë e cila është e gatshme nga afër të njohë kulturë të re dhe t’i rrisë aftësitë e veta kulinare.