Reshje të shiut, të cilat do të jenë më intensive në pjesët perëndimore të Maqedonisë priten për sot pasdite dhe në orët e mbrëmjes.
Fillimisht do të ketë reshje të shiut në pjesët perëndimore, ndërsa nga fundi i ditës do të transferohen në lindje. Reshje më intensive do të jenë në pjesët perëndimore, ku në disa vende pritet të reshin rreth 15 litra në metër katror. Është e mundur edhe paraqitje e izoluar e a bubullimave. Nga fundi i ditës në malet, reshjet do të jenë të borës, sidomos në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë mesatare, herë pas herë e përforcuar, në pjesët perëndimore nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa në pjesët lindore nga drejtimi juglindor dhe në disa vende do të arrijë shpejtësi prej mbi 70 km/h. Në orët e mbrëmjes era do të jetë veriore, që do të shkaktojë rënie të temperaturave.
Në luginën e Shkupit do të jetë kryesisht vranët me erë mesatare, herë pas herë të përforcuar juglindore, ndërsa nga fundi i ditës nga drejtimi verior. Vonë pasdite do të ketë reshje të përkohshme të shiut me intensitet të dobët.
Reshjet do të ndërpriten në gjysmën e dytë të natës.