Shkup, 20 shkurt – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka dënuar kërcënimet e ish-deputetit Esad Rahiç, i cili të dielën përmes mediave paralajmëroi gazetarët të bëjnë kujdes se çfarë shkruajnë lidhur me arrestimin e vëllait të tij, sepse siç u shpreh ai, “familja Rahiç ka shumë miq dhe nuk mund të garantojë se si mund të reagojnë ato kur do të takojnë gazetarët në rrugë”. “Këto deklarata të pashembullta paraqesin sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe kanë për qëllim të disiplinojnë gazetarët. Ftojmë gazetarët të respektojnë standardet profesionale dhe të provojnë faktet para se të publikojnë informacionet. Kjo veçanërisht duhet të zbatohet kur mediat raportojnë për tema të ndjeshme lidhur me të drejtat e njeriut. Në rast të raportimit joprofesional të mediave qytetarët mund të bëjnë ankesa në Këshillin e nderit të SHGM dhe Këshillit të etikës së mediave”, thuhet në reagimin e SHGM-së.