Fondi për sigurim shëndetësor të Maqedonisë kumtoi se në suaza të përparimit dhe lehtësimit të komunikimit të tij me të siguruarit, firmat dhe punonjësit shëndetësor, ka mundësuar një sërë shërbimesh elektronike në portalin e Fondit, me të cilat në mënyrë të lehtë, të shpejtë dhe efikase të siguruarit mund t’i realizojnë të drejtat e tyre ligjore pa pasur nevojë të vinë në sportelet e FSSHM-së. Nga vendosja e shërbimeve elektronike, të siguruarit, persona të autorizuar dhe punonjës shëndetësor, njoftojnë nga Fondi, i kanë shfrytëzuar këto shërbime elektronike dhe kanë parashtruar kërkesë nga shtëpitë e tyre ose vendet e punës nëpërmjet rrugës elektronike për realizimin e së drejtës së caktuar.
Nga Fondi bëjnë me dije se shërbimi elektronik është për kontroll të pajisjeve ortopedike të cilën 31.015 të siguruar e kanë shfrytëzuar dhe kanë dorëzuar dokumente përmes mjekëve amë dhe mjekëve specialistë nëpërmjet rrugës elektronike. Përfitimet e shërbimeve elektronike të cilat i sjell Fondi për sigurimin shëndetësor, potencojnë prej atje, janë të shumta edhe për të siguruarit edhe për firmat dhe për punonjësit shëndetësor, me ç’rast nuk ka harxhim të kohës dhe mjeteve financiare që të shkohet në shërbimin rajonal të Fondit.
Nga Fondi i inkurajojnë të siguruarit dhe kompanitë dhe punonjësit shëndetësorë që t’i shfrytëzojnë shërbimet e tyre elektronike. Për informim më të thjeshtë dhe më të saktë se cilat janë hapat e nevojshme dhe si të shfrytëzohet shërbimi elektronik, Fondi ka përgatitur video tutoriale, të cilat janë të shkurta dhe cicëron të thjeshtë se si hap pas hapi të shfrytëzohen shërbimet elektronike të Fondit.
Video tutoriale janë publikuar në ueb faqen e Fondit në linkun në vijim: www.fzo.org.mk ose në linkun e Fondit në youtube: www.youtube.com. Fondi vazhdon të punojë në realizimin e qëllimit, e-Fondi, me qëllim që të siguruarit, personat e autorizuar nga kompanitë, punonjësit shëndetësor të marrin shërbim profesional, efikas dhe në kohë kur e njejta u nevojitet, qëndron në kumtesë.