Instituti për akreditim sot nën moton “Akreditim: Sigurim i besimit në ndërtimtari dhe mjedisi i ndërtuar jetësor” do ta shënojë Ditën botërore të akreditimit. Në këtë ngjarje është paralajmëruar prania e ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, si dhe i përfaqësuesve nga institucionet shkencore-arsimore, institucionet shëndetësore dhe të trupave për vlerësim të përshtatjes. Në kuadër të shënimit do të promovohet Raporti vjetor për punën e Institutit për akreditim dhe do të dorëzohen certifikate për trupat e akredituar dhe të riakredituar për vlerësim të përshtatjes në periudhën nga qershori i vitit 2016 deri në maj të vitit 2017.