Vëllëzërit e famshëm kosovar nga Vushtrria, Shefki dhe Njazi Kuqi janë duke lënë gjurmë në futbollin finlandez, pasi vëllau më i madh Shefkiu është trajner, kurse Njaziu sulmuesi kryesor i skuadrës elitare Inter Turku. Njazi Kuqi ka shënuar metrik në fitoren e skuadrës së tij Inter Turku 6-2 kundër RoPS në kuadër të ligës finlandeze. Ish-reprezentuesi i Finlandës, më të cilën shënoi pesë gola në 12 ndeshje, dje shënoi tre gola radhazi duke ia siguruar tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij.
Shikojeni golat e Njazi Kuqit: