Delegacioni i ARM-së, i udhëhequr nga Shefi i SHM të ARM-së, gjeneralnënkolonel Metodija Veliçkovski gjatë ditës së djeshme në suaza të vizitës së punës në shtetin federal të SHBA-së – Vermont realizoi takim me nikoqirin e tij, komandantin e Gardës Kombëtare (GK) të Vermontit, gjeneralmajor Stiven Krej, njoftuan nga ARM-ja.
Në takim është biseduar për aktivitetet aktuale në bashkëpunimin ushtarak, posaçërisht në pjesën e trajnimit dhe aktiviteteve stërvitëse. Në takim janë prezantuar aktivitetet e përbashkëta dhe kapacitetet, ndërsa gjeneralët kanë shprehur kënaqësinë nga realizimi i bashkëpunimit të deritanishëm, dhe nevojën për zgjerimin e vazhdueshëm të vëllimit të trajnimit me kryerjen e aktiviteteve të përbashkëta stërvitëse, të cilat do të zhvilloheshin në poligonin e armatës Krivollak me pjesëmarrjen e armatave të vendeve të SHBA – Kartës së Adriatikut.
Vizita në Vermont vazhdon edhe gjatë ditës së sotme, ku në Monteplier, Veliçkovski do të realizojë takim të nivelit të lartë me guvernatorin e Shtetit Federal të Vermontit, Fil Skot, ndërsa do ta vizitojë edhe universitetin ushtarak “Noruiç”, Agjencinë për Menaxhim krize dhe siguri shtetërore të Vermontit.