Berlin, 20 janar – Ministri gjerman i Financave, Volfgang Shojble nuk pret që Gjermania dhe SHBA-ja të fillojnë luftë tregtare pas paralajmërimit të presidentit të ri të SHBA-së për vendosje të shpenzimeve të reja doganore për prodhuesit gjerman të automobilave, por insiston që Uashingtoni t’u përmbahet standardeve ndërkombëtare. “SHBA-ja, gjithashtu, është nënshkruese e marrëveshjeve ndërkombëtare. Nuk mendoj se prej nesër do të fillojë luftë e madhe tregtare, por ne në çdo rast do të insistojmë në respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, deklaroi Shojble për gazetën “Shpigel”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Berlini. Në intervistën që është publikuar të hënën Tramp paralajmëroi se të gjitha automjetet e prodhuara nga kompanitë gjermane në Meksikë, që shiten në SHBA, do të doganohen me 35 për qind, që, sipas marrëveshjeve aktuale për tregti të lirë mes SHBA-së dhe Meksikës, nuk duhet të paguhet.