Një organizatë joqeveritare në Zyrih të Zvicrës, ka ndërmarrë një aksion gueril, për të mbuluar markën e njohur Coca Cola, me letër ngjitëse që bën thirrje për tu ushqyer shëndetshëm. Në disa foto të publikuara nga e përditshmja Blick, shihet posterët e kompanisë me fytyra të njohura në shtetin e Alpeve, të cilët mbajnë në duar pijen me ngjyrë të zezë. Por, shenja e kuqe e kompanisë është mbuluar me një mesazh kundër ushqimit që përmban shumë sheqer, ndërsa kompania ka bërë të ditur se do të ndërmarrë masa ligjore kundër organizatës joqeveritare në fjalë. E kjo e fundit, vlerëson se kampanjat e firmave të mëdha i dedikohen adoleshentëve, teksa çdo ditë po rritet numri i të rinjve me mbipeshë. Coca Cola është një ndër sponsorët e krysorë të Xherdan Shaqirit.