Xherdan Shaqiri ka shënuar gol të mrekullueshëm ndaj Hull Cityt. Shaqa shënoi golin e tretë për Stoke Cityn, në fitoren që vendasit e arritën 3:1 ndaj Hull Cityt në shtëpi, shkruan Gazeta Express. Ndryshe, pas takimit, shqiptari ka marrë lëvdata edhe nga trajneri, Mark Huges. “Shaqiri bëri paraqitje të mrekullueshme. Nuk është shumë i mirë në mbrojtje, por ai ndihmon shumë në sulm. Ishte një goditje e ëmbël e Shaqirit. Shënoi një gol të mrekullueshëm që mbylli ndeshjen”, ka thënë Huges. Ndërkohë shqiptari ka zënë vend në ballinat e gjitha mediave online, duke u lavdëruar për atë gol që shënoi,
BBC: Ditë zhgënjyese për Hull, por çfarë goli nga ky njeri (Xherdan Shaqiri)
ESPN: Një tjetër raketë nga Xherdan Shaqiri
The Guardian: Shaqiri i Stoke mahnit me një prekje a goditje briliante