Nëse jeni në dietë, bëni mirë të mos e lexoni shkrimin! Ashtu si në edicionet e kaluara, “Salon du Chocolat” i Milanos ka propozuar një sfilatë të jashtëzakonshme me veshje dhe aksesorë prej çokollatë. “Chocolate Fashion Show” paraqet krijime të dala nga bashkëpunimi i Akademisë së Pastiçierëve Italianë me 12 stilistë ndërkombëtarë. Ka qenë veshja me firmën e Ernst Knam, në bashkëpunim me stilistin e “haute couture” Tony Ward ajo që është përzgjedhur si më e bukura. Kjo sfilatë e veçantë e çokollatës ka lindur nga vullneti për të bashkuar artin, modën dhe ushqimin si 3 kategori të cilat së bashku kanë aftësinë të unifikojnë bukurinë e formave, aromën dhe shijen e çokollatës me stilin e modës. Jo vetëm për t’u parë pra, por edhe për t’u ngrënë.