Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Zyrën për “Evropë kreative” – nënprogrami “Kultura” i Republikës së Hungarisë sot në Bibliotekën nacionale universitare “Shën Klimenti i Ohrit” organizon sesion informativ për kategorinë “Projekte për përkthime letrare”.
“Kjo ngjarje është një ndër të rergulltat të cilat ne i organizojmë posaçërisht para dhe gjatë thirrjeve për aplikim për kategori të caktuara në rastin përkthime letrare sepse afati i fundit është 25 korriku. E bëjmë këtë tentim t’u bëjmë thirrje botuesve dhe shtëpive botuese të cilat janë aplikues potencial dhe t’u ndihmojmë në procesin e aplikimit”, theksoi Biljana Prentoska nga Minsitria e Kulturës.
Ajo theksoi se Maqedonia, Hungaria, Bullgaria, Kroacia, Serbia, Sllovenia dhe Italia janë vende të cilat janë më të suksesshme në shfrytëzimin e këtyre fondeve, konkretisht për kategorinë e përkthimeve letrare. Mondi Gabor nga Zyra për “Evropë kreative” – nënprogrami “Kultura” i Rpeublikës së Hungarisë potencoi se janë të suksesshëm për shkak të sektorit botues i cili, siç tha, është mjaft i fuqishëm, ata komunikojnë dhe ndihmohen mes veti.
Zharko Kujunxhiski, redaktor në Shtëpinë botuese “Antolog” nga Shkupi informoi se ky program është i hapur për të gjithë botuesit nga Maqedonia dhe se mund të konkurrojnë të gjitha shtëpitë botuese. Sipas tij, kjo për mjedisin kulturor në Maqedoni do të thotë zhvillim i veprimtarisë botuese, para së gjithash të aktivitetit përkthyes, si dhe imput financiar. përveç që botohen libra ka edhe qarkullim të autorëve.