Këshilli penal i Sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës themelore Shkup 1 – Shkup sërish e refuzoi kërkesën e Prokurorisë speciale publike që të ngrihet prona e subjekteve të involvuar në rastin “Talir”.
“Duke vepruar sipas mospajtueshmërisë së gjykatësit në procedurë paraprake, lidhur me kërkesën për marrjen e përkohshme të pronës, të parashtruar nga ana e Prokurorisë publike për ndjekjen e veprave penale lidhur dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve (PSP), në seancë jopublike të mbajtur më datë 27 të këtij muaji, në pajtim me nenin 202 paragrafi 3 nga LPP, morën vendim me të cilën pranohet mospajtueshmëria e gjykatësit në procedurë paraprake, me ç’rast nga ana e gjykatësit nuk u përcaktua masa e propozuar e përkohshme Ndalesë e konfiskimit të pronës së patundshme me vendosje nën hipotekë”, thuhet në kumtesën e sotme të Gjykatës penale Shkup.