Shkup, 23 janar – Reshje të borës me intensitet të dobët paralajmëroi për sonte Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Reshjet do të fillojnë nga jugperëndimi pasi rajoni ynë do të bie nën ndikimin periferi të aktivitetit të cikloneve në Mesdhe. Nesër reshjet e borës do të jenë të përkohshme. Në pjesët juglindore do të ketë edhe shi dhe borë, ndërsa në pjesët jugore reshjet do të jetë me intensitet mesatar. Lartësia e shtresës së borës nuk do të rritet dukshëm, në male do të jetë prej pesë deri në 10 centimetra. Të mërkurën paradite do të ketë reshje të borës me intensitet të dobët, ndërsa për shkak të uljes së masës më të ftohtë ajrore do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Nga e enjtja vranësirat do të zvogëlohen gradualisht dhe temperaturat e mëngjesit do të bien. Më të ulëta pritet të jenë të shtunën, prej -16 deri në -6, ndërsa të ditës do të jenë në rritje të vogël dhe të dielën do të lëvizin prej -1 deri në 6 gradë Celsius.