Tri herë kampioni i botës, Mick Fanning, tha se në vitin 2017 do të kthehej sërfist në kohë të plotë, për herë të parë që pasi u sulmua nga një peshkaqen. Australiani 35-vjeçar ka marrë pjesë vetëm në pesë gara që nga viti 2015 dhe deri më sot, sepse ka qenë “i sfilitur”. Ai i mbijetoi sulmit të një peshkaqeni në veprimtarinë e zhvilluar në Afrikën e Jugut dhe nuk pati mundësinë të fitojë titullin e katërt radhazi, i goditur nga fakti që vëllai i tij Peter u nda nga jeta. Sërfi është një nga pesë sportet e rinj që do të shtohen në Lojërat Olimpike duke nisur nga “Tokio 2020”.
“Pas një viti ku thuajse kam qenë pushim gjatë gjithë kohës, ndihem gati dhe i karikuar për të hipur sërish në një tavolinë sërfi në një garë zyrtare. Le të nis shfaqja. Do të synojë titullin në 2017-n. Dy vjet më parë kalova vitin më të vështirë të jetë. Shumë gjëra ndodhën në sport dhe në jetën private. Luftova me një peshkaqen, më vdiq vllai dhe u ndjeva shumë i lodhur për të vazhduar. Tani jam sërish gati të shpallem kampion,” – tha Fanning. Etapa e parë zyrtare e kampionatit botëror të sërfit do të jetë në Australi nga 14 deri më 25 mars.