Senatori amerikan nga kampi republikan, dhe ish kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, të enjten do t’u drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës me një fjalim. Kjo seancë solemne e Kuvendit të Kosovës do të fillojë në ora 14:30.
Senatori McCain, viziton Kosovën në kuadër të një turi rajonal, pas qëndrimit fillimisht në Serbi, ku u takua me presidenin e zgjedhur Aleksandar Vucic. Në Serbi senatori McCain ka kërkuar nga Vucic që të vazhdohet dialogu me Kosovën, e që të njëjtën gjë pritet ta kërkojë edhe në takimet që do t’i zhvillojë me liderët politik kosovarë.