Senati amerikan, me 97 vota “pro” e ka përkrahur masën procedurale me çka ka përfunduar diskutimi dhe u është mundësuar senatorëve që të pronocohen për Protokollin për pranim të Malit të Zi në NATO. Për përfundimin e debatit votuan 97 senatorë, ndërsa kundër ishin senatorët nga Kentaki, Rend Pol dhe kolegu i tyre partiak nga Juta , Majk Li.
Lideri i shumicës republikane, senatori nga Kentaki, Miç Mekonel theksoi në fillim të seancës se votimi pozitiv për protokoll për Malin e Zi do t’i japë shenjë vendeve të tjera që duan të inkuadrohen në Aleancë se rruga për anëtarësim është e vështirë, por nuk është e kotë. Ai citoi se SHBA-ja dhe aleatët evropianë ballafaqohen me një numër kërcënimesh dhe se NATO edhe më tej është një aleancë e rëndësishme, publikoi Zëri i Amerikës. “Presidenti rus Vladimir Putin, në të gjitha mënyrat përpiqet që t’i frikësojë vendeve që duan të bëhen anëtare të NATO-s dhe të rritë ndikimin e Rusisë, deklaroi Mekonel.
Senatori nga Kentaki Rend Pol, i vetmi që publikisht e kundërshton hyrjen e Malit të Zi në Aleancë , theksoi se NATO-ja nga pranimi i Malit të Zi dhe 2.000 ushtarëve të saj nuk do të ketë shumë dobi.
Ai vlerësoi se pranimi i Malit të Zi do të paraqiste financime shtesë dhe detyrim ushtarak për SHBA-në dhe nuk do t’i avanconte interesat e saj të sigurisë dhe ato kombëtare. Pol tha se nuk dëshiron që SHBA-ja, me pranimin e Malit të Zi të obligohet se do të dërgojë ushtarët e saj në konflikt potencial, nëse duhet që ta mbrojnë Malin e Zi. Pasi dokumenti do të ratifikohet nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s, Mali i ZI do të jetë vendi-anëtar i 29-të sipas Marrëveshjes së Atlantës Veriore. Protokolli është ratifikuar nga ana e 24, prej gjithsej 28 anëtareve të Aleancës.