Shkup, 18 shkurt – Sot në Shkup ishte thirur takimi i rradhës mes partive politike shqiptare i inicuar nga Ziadin Sela në të cilin pjesëmarës kanë qenë Ali Ahmeti, Gëzim Ostreni e Vesel Memedi, shkruan Zhurnal. Pas mbarimit të takimit konferencë me gazetarët ka mbajtur vetëm Ziadin Sela i cili ka treguar lidhur me atë që është biseduar në këtë takim.
“Ishte takimi i rradhës i tryezës së përbashkët në të cilën u diskutua rreth deklaratës dhe nivelit të përfshirjes së saj në bisedime për qeverisjen e re kuptohet që ishte momenti për pastrimin e dilemave rreth negociatave që të informohemi rreth saj, kuptohet se nga ky takim dolëm me dy konkluza, obligohemi që të emërojmë nga dy anëtarë komisioni për miratimin e një komisioni për përpilimin e rregullores dhe në mënyrë që të përpilohet e mos ketë keqkuptime se kush duhet të thërasë takimin dhe si e tillë partitë politike shqiptare do përpilojnë rregulloren e takimeve dhe e dyta harmonizuam qendrimet për propozim ligjin që ne kemi pregaditur ligj dhe nuk presim të tjerët të bëjnë atë dhe ne kemi harmonizuar qëndrimet nga ana tjetër shpresojmë të kemi rregulloren dhe në takimin e rradhës të jemi të gjithë bashkë, secili propozim ligj që synon të lë gjuhën shqipe në nivelin që është nuk do jetë i pranueshëm”, ka thënë mes tjerave Sela pas takimit, transmeton Zhurnal.
Sela: U dakorduam për dy konkluzione, harmonizuam qëndrimet për propozim ligjin e gjuhës
Leave a comment