Shkup, 6 nëntor – Ziain Sela do të jetë bartës liste në Njësinë e gjashtë zgjedhore së bashku me Menduh Thaçin e PDSH-së, Ali Ahmetin e BDI-së dhe Bilall Kasamin e Lëvizjes BESA, ndërsa në Njësinë e parë zgjedhore, Kuvendi qendror i LR-PDSH-së ka vendosur që i pari në listë të jetë ish-deputeti I BDI-së, njëherësh nënkryetar i UNITETI-t, Zulfi Adili – Qufa. Pak çaste më parë, Kuvendi qendror i LR-PDSH-së ka miratuar unanimisht listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 dhjetorit, transmeton gazeta KOHA. Sipas marrëveshjes me UNITETI-n e Gëzim Ostrenit dhe RDK-në e Vesel Memedit, në Njësinë e pestë zgjedhore bartës liste do të jetë Syrja Rushiti i LR-PDSH, i pasuar nga Remzi Memedi. Në Njësinë e parë, pas Zulfi Adilit, i dyti në listë është dr.Arben Taravari. Bartësi në Njësinë e dytë zgjedhore I ka takuar LR-PDSH-së, ndërsa pas Selës në Njësinë e gjashtë zgjedhore, i dyti do të jetë Vesel Memedi, pason Arta Toçi, Agon Ferati…