Ajo ra pre e prostitucionit që kur ishte 13-vjeç. Vajza, tani 17-vjeç, ka qenë “viktimë” e një grupi pleqsh mbi 70-vjeç që për të bërë seks me të i jepnin nga 40 deri në 100 euro, ose rimbushje telefonike. Ngjarja e ndodhur në Milano të Italisë është zbardhur nga policia pas pesë muaj hetime. Në pranga janë vënë tre të moshuar: 73, 74 dhe 77-vjeç, të akuzuar për prostitucion me të mitur. Në pranga është vënë edhe një 34-vjeçare, e cila punonte si prostitutë, asokohe mike e familjes së vajzës. Ajo e ka joshur minorenen për të shkuar me pleqtë, raportojnë mediat italiane. 34-vjeçarja fitonte një përqindje të vogël. Për të bindur të miturën të ushtronte prostitucionin, 34-vjeçarja e bindi minorenen se po të fitonte para, mund të ndihmonte familjen e saj në vështirësi ekonomike, shkruan një ditë më parë “Milano Today”. Vajza e dëmtuar, e cila jeton në një shtëpi fëmijësh prej disa kohësh, i ka treguar edukatoreve ngjarjen dhe më pas kanë nisur hetimet. Përveç të arrestuarve, të gjithë italianë rezidentë në Milano, janë proceduar në edhe dy 70-vjeçarë tjerë.