Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Në rend dite të seancës së Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve është konfirmimi i Propozim-vendimit për ndryshim të Vendimit për zgjedhje të kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve të zëvendësve të tyre të këtij Komisioni. Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive në seancën e sotme do të shqyrtojë raporte vjetore të disa institucioneve.
Në rend dite janë Raporti vjetor për punë të Këshillit shtetëror për parandalim të delikuencës së fëmijëve dhe për situatat në sferën e të drejtave të fëmijëve dhe delikuencës së fëmijëve në vitin 2015. Raporti për punë të Agjencisë për administratë për vitin 2016, Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për vendim në shkallën e dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedura kundërvajtëse në vitin 2016, Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për vendim në procedurën administrative dhe procedurën për marrëdhënie të punës në shkallën e dytë në vitin 2016, Raporti vjetor për punën e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale për vitin 2016, raporti vjetor i Komisioni për mbrojtje të të drejtës për qasje të lirë deri te informacionet nga karakteri publik nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2016, raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për punën e Komisionit për vendosje të politikës ndëshkuese në vitin 2016 dhe Raporti për punën e Këshillit buxhetor gjyqësor dhe realizimin e Buxhetit gjyqësor për vitin 2016.