Vendimi për shpalljen e referendumit të ri skocez për pavarësi mund të merret në javët e ardhshme, deklaroi Ros Grir, deputet i Partisë Skoceze të Gjelbër. Grir deklaroi se koha për referendumin e ri potencial do të përcaktohet me procesin e braktisjes britanike të BE-së. “Tani punojmë në konfirmimin e afatit kohor lidhur me Nenin 50 dhe kjo është koha kur do të jetë e qartë sigurisht nëse do të kemi referendum të ri apo jo”, deklaroi Grir. Ai ishte kryesori në fushatën për referendumin e parë skocez nga vitit 2014 në të cilin u hodh poshtë pavarësia me dallim nga dhjetë për qind të votave.