Tashmë është zyrtare. 32-vjeçari Bastian Schweinsteiger do të nisë një aventurë të re përtej Atlantikut. Prej kohësh i lënë në “harresë” te Manchester United, gjermani përshëndet “Old Traffod”-in dhe ka firmosur me skuadrën amerikane të Chicago Fire. Pra ish-lojtari i Bayern Munich-ut do të fluturojë drejt SHBA-së, falë kontratës një-vjeçare (me opsionin për një tjetër sezon) që ka nënshkruar me klubin e MLS-së i cili do t’i garantojë Schwein-it një pagë prej 4 milionë eurosh.
Një goditje për Fire, me lojtarin gjerman që do t’i bashkohet shokëve të skuadrës në mesin e javës që vjen dhe që do të jetë një nga 10 futbollistët më të paguar të kampionatit amerikan. Lajmërimi i shoqërisë amerikane ka ardhur përmes “Chicago Tribune”, e cila përmes rreshtave të saj citon deklaratën e Bastian: “Gjatë gjithë karrierës time kam kërkuar të zgjedh gjithmonë skuadra me të cilat të mund të krijoj një impakt pozitiv dhe të kontribuoj në ndërtimin e diçkaje të madhe, jam i bindur nga filozofia e këtij klubi dhe dua t’i ndihmoj në projektin e tyre”.
“Për dhomat e zhveshjes do të jetë një shembull”, thotë ndërkohë tekniku Paunovic – Bastian mund të japë akoma shumë në fushë dhe t’u tregojë të rinjve se si duhet të stërviten, të sillen dhe punojnë për të arritur në nivele të larta”. Me mbërritjen e Jose Mourinho-s në drejtimin e Manchester United, për gjermanin hapësirat thuajse u zhdukën: nga 13 sezone me Bayern Munich me 500 prezenca dhe trofe të ndryshëm, në një sezon e gjysmë me “Djajtë e Kuq” me 18 prezenca në total, për Bastian kishte ardhur koha të zgjidhte MLS-në.