Është ndarë përfundimisht nga Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger duket shumë e kënaqur nga forca e saj e vullnetit. Mjafton që të shikosh fotot e saj në Instagram, për të kuptuar se në Hauai këngëtarja e famshme ka “rilindur”. Duke treguar trupin e saj fantastik, 38-vjeçarja shpërndau një postim motivues, bashkë me fotot e para me bikini për vitin 2017. E shtrirë pranë shkrimit “Hau’oli makahiki hou!” në rërë, që do të thotë Gëzuar Vitin e Ri në gjuhën e Hauait, ajo e shoqëroi foton me frazën: “Qëndro e fortë dhe ec përpara”.