Jashtëzakonisht është zvogëluar prodhimtaria e mjaltit vitin e kaluar në Kumanovë. Kjo, siç njoftoi sot shoqata “Pçella” (Bleta), rezulton me rritje të çmimit për rreth 20 për qind i cili tani lëviz nga 350 deri në 400 denarë për një kilogram. Sipas kryetarit të shoqatës Çasllav Ristovski, janë fituar pesë deri në shtatë kilogramë nga një familje bletësh që është ulje e jashtëzakonshme në krahasim me vitet paraprake.
“Arsye për zvogëlimin e prodhimtarisë janë kushtet e këqija të motit në jehonën e kullotave të bletëve, posaçërisht gjatë fundit të majit dhe qershorit vitin e kaluar kur moti ishte me shi dhe i ftohtë, ndërsa pastaj disa ditë pasuan temperatura të larta ekstreme të cilat gjithashtu ishin të pavolitshme për sasinë e nektarit në natyrë”, tha Ristovski.
Në Kumanovë ka përafërsisht 8.000 familje të bletëve, por mesatarja bëhet në bazë të 70 për qind nga ato ekzistuese kështu që nga rreth 5.600, vitin e kaluar bletarët kanë nxjerrë rreth pesë deri në shtatë kilogramë mjaltë nga një familje e bletëve. Në vitet më të mira nga bletaria e stacionuar janë mbledhur 20 deri në 30 kilogramë mjaltë nga një familje e bletëve, ndërsa nga bletaria shtegtuese 50 deri në 60 kilogramë. Në Kumanovë ka përafërsisht 200 prodhues të mjaltit.