Do të jetë kohë revolucioni në shtëpinë e Arsenal-it në fund të sezonit, me Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil që mund të largohen nga Londra në verë. Të dy në skadencë kontrate në 2018-ën, duket se nuk kanë asnjë dëshirë për të zgjatur bashkëpunimin me Arsenal-in. Madje sipas “Daily Star” Topçinjtë do të jenë të detyruar të lënë të lirë si kilianin ashtu edhe gjermanin në verë.
Për Juventus-in bëhet fjalë për dy objektiva të rëndësishëm, ku në veçanti kiliani pëlqehet shumë nga drejtuesit bardhezinj, por sigurisht konkurenca për shërbimet e tij është e fortë. Sanchez në fakt është një objektiv edhe i PSG-së për verën, ndërsa pas gjermanit Mesut Ozil, lojtari ideal për variantin taktik 4-3-1-2 ose 4-3-2-1, është Manchester United i portugezit Jose Mourinho. Lamtumira e mundshme në qershor e teknikut Wenger mund të shtyjë Arsenal-in drejt një fillimi të ri, që me shumë gjasa nuk do të shikojë si protagonistë Sanchez-in dhe Ozilin.
Sanchez e Ozil refuzojnë rinovimin
Leave a comment